image Raporti i prokurorit, 12 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

Drejtësi

Raporti i prokurorit, 12 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

news image

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë 12 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona të dyshuar, si dhe një kërkesë për caktimi e masës së arrestit shtëpiak për një person.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KRPK-së.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar dy persona, për shkak të veprës penale ”Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të pandehur./Gazeta Sinjali/