Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen e QKUK-së dhe spitaleve tjera rajonale mbi gjendjen e pacientëve të shtrirë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas këtij raporti, katër pacientë janë me COVID-19 dhe 25 postCOVID, ndërsa me oksigjenoterapi janë pesë pacientë.
Raporti i plotë:
ShSKUK: Të spitalizuar 4 pacientë me Covid-19 dhe 25 post- Covid.
Katër pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 post-Covid, po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK.
Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 1 pacient
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës,2 pacientë