image Raporti i MIT tregon ditën dhe orën kur ndodhin më së shumti aksidente trafiku në Kosovë

Siguri

Raporti i MIT tregon ditën dhe orën kur ndodhin më së shumti aksidente trafiku në Kosovë

news image

Në dekadën e fundit në Kosovë më së shumti aksidente komunikacioni kanë ndodhur të hënave, ndërsa më së paku të dielave. Kështu bën të ditur raporti i fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Policisë së Kosovës me titull “Dekada e Sigurisë Rrugore 2010-2019”.

Sipas këtij raporti, gjatë viteve 2010-2019 në ditën e hënë kanë ndodhur 28,585 aksidente trafiku, 26,504 aksidente kanë ndodhur në ditën e martë, 26,171 aksidente të mërkurën, 25,835 aksidente të enjten, 26,963 aksidente të premten, 25,246 aksidente të shtunën, ndërsa 19,481 aksidente komunikacioni kanë ndodhur në ditën e diel.

Pasdite ndodhin më së shumti aksidente trafiku, natën më së paku, specifikon raporti.

Numri më i madh i aksidenteve trafiku në Kosovë ndodhë gjatë orëve të pasdites, përkatësisht nga ora 14:00-18:00, kur punëtorët e sektorit publik dhe privat e përfundojnë orarin e punës.

Sipas raportit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Policisë së Kosovës me titull “Dekada e Sigurisë në rrugë, përgjatë viteve 2010-2019” gjatë orëve 14:00-18:00 kanë ndodhur 55,481 aksidente trafiku, ndërsa gjatë orëve 10:00-14:00 përgjatë dekadës që lamë pas kanë ndodhur 48,642 aksidente trafiku. Më së paku aksidente trafiku ndodhin gjatë orëve të vona të natës, përkatësisht nga 02:00-06:00, ku gjatë dekadës së kaluar kanë ndodhur 5,000 aksidente trafiku. /Gazeta Sinjali