Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur raportin e fundit për COVID-19 në vend, ku në 24 orët e fundit është regjistruar një vdekje si pasojë e infektimit.
Sipas MSH-së, 14 raste të reja pozitive janë shënuar, ndërkohë që janë regjistruar 10 raste të shërimit, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu janë dhënë 252 vaksina kundër COVID-19, ndërsa raste aktive shënojnë 350.