Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur raportin e fundit për COVID-19 në vend, e ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, raporton Gazeta Sinjali.
Kurse, janë vaksinuar 356 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
5 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 907 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 62 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.158.
Në total numri i rasteve aktive është 633.