image Raporti i Bankës Botërore: Afro 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë, shkaku i ajrit të ndotur

Kosovë

Ndotja/ Raporti i Bankës Botërore: Afro 760 njerëz vdesin çdo vit në Kosovë, shkaku i ajrit të ndotur

news image

Banka Botërore ka publikuar një raport ku tregon se rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit në Kosovë, nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur.

Në raportin, ‘’Menaxhimi i ndotjës së ajrit në Kosovë’’, i prezantuar nga Banka Botërore thuhet se rreth 90 përqind e qytetarëve vdesin para kohe dhe shumica e tyre janë nën moshën 70 vjeçare.

“Kryeqyteti Prishtina, mban rreth 11 përqind të kësaj barre shëndetësore. Çmimi ekonomik i lidhur me dëmin shëndetësor nga ndotja e ajrit në Kosovë llogaritet të jetë mesatarisht rreth 240 milionë dollarë”, thuhet ndër të tjerash në këtë raport./ Gazeta Sinjali/

http://documents.worldbank.org/curated/en/214511576520047805/pdf/Air-Pollution-Management-in-Kosovo.pdf