image Rapidi i Bukureshtit arrin marrëveshje me Krasniqin

Futboll

Rapidi i Bukureshtit arrin marrëveshje me Krasniqin

news image

Ermal Krasniqi do të ndërroj mjedis në afatin kalimtar të transferimeve të dimrit pasi do të transferohet te Rapidi i Bukureshtit.

Sipas mediumi rumun “Fanatik”, Rapidi ka arritur marrëveshje me Cluj për shifrën e 1 milion eurove plus 20 për qind të kartonit.

Së fundmi Bukureshti e ka prezantuar futbollistin tjetër të Kosovës Florent Hasanin. Ndërsa Krasniqi do të ribashkohet me Albion Rrahmanin, i cili kaloi në Rumani në afatin e kaluar të transferimeve.

Sulmuesi kosovar do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë me opsion vazhdimi edhe një sezon tjetër. Ai do të ketë një pagë mujore prej 20 mijë euro.

Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim dhe më pas do të prezantohet nga klubi rumun.

Përndryshe, Krasniqi këtë sezon me Cluj ka zhvilluar 17 ndeshje, teksa ka kontribuar me dy asistime.

/GazetaSinjaliSport/