Menaxheri i Manchester United, Ralf Rangnick ka paralajmëruar ndryshime të mëdha tek skudara e “djajve”.
Ndonëse Rangnick do të largohet nga roli i menaxherit në fund të sezonit, ai do të vazhdojë rolin e konsulentit tek skuadra angleze, ku do të përfshihet në strategjinë e transferimeve, shkruan Sinjali Sport.
Rangnick ka deklaruar se është e rëndësishme për skuadrën që të dinë se kush është menaxher i ri për të filluar procesin e ndërtimit.
I pyetur për menaxherin e ri të Man Utd, Rangnick tha: “Sigurisht që është e rëndësishme të dimë se kush do të jetë menaxheri i ri për të filluar procesin e ndërtimit. Për të gjetur lojtarët më të mirë të mundshëm, ka kuptim vetëm nëse e dini se kush do të jetë trajneri dhe si dëshiron të luajë”, theksoi ai.
Rangnick ka paralajmëruar se nuk mjaftojnë vetëm tre apo katër nënshkrime, por duhet përmirësim i skuadrës në të gjitha fushat.
“Nuk mjafton të sjellësh tre ose katër lojtarë të rinj. Do të jenë më shumë, duke pasur parasysh se sa lojtarë nuk do të jenë më këtu [pa kontratë]”. Përveç portierit, ne duhet të përmirësojmë skuadrën në të gjitha fushat”.
I pyetur për nënshkrimet e ardhshme të Man Utd, gjermani tha: “Mund të ketë disa lojtarë të pavarur nga stili i futbollit apo trajner i ri… që mund të jenë me interes për një klub si Man United. Unë tashmë i kam emëruar ata lojtarë në bord”, përfundoi ai.