image U tha se Milot Rashica dëshiron të luaj për Real Madridin, reagon menjëherë kosovari

Futboll

U tha se Milot Rashica dëshiron të luaj për Real Madridin, reagon menjëherë kosovari

news image

Në rrjetin social “Instagram” është postuar një fotografi ku shihet Milot Rashica me fanellë të Real Madridit.

Gjithashtu kësaj fotografie i është bashkangjitur edhe një shkrim  ku thuhej se Rashica dëshiron të luaj për Real Madridin.

“Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje – Milot Rashica”, ishte shkruar në fotografinë e postuar nga faqja “Ëe Love Kosovo”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi, ku Rashica është përgjigjur me një koment, ku ka shkruar: Pse po rreni!./Gazeta Sinjali/