image Rangnick konfirmon: Shumë lojtarë do të largohen, ne mund ta kthejmë United aty ku duhet të jetë

Futboll

Rangnick konfirmon: Shumë lojtarë do të largohen, ne mund ta kthejmë United aty ku duhet të jetë

news image

Manchester United triumfoi me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Brentfordit të hënën mbrëma.

Golat për “djajtë” u realizuan nga Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo e Raphael Varane.

Pas ndeshjes, menaxheri i djajve, Ralf Rangnick ka konfirmuar eksodin e largimeve të Man Utd.

“Është e qartë se shumë lojtarë do të largohen dhe ka nevojë për lojtarë me cilësi të lartë”, u shpreh ai.

“Unë besoj fuqishëm se nëse të gjithë punojnë së bashku, ne mund ta kthejmë Man United atje ku duhet të jemi”, ka potencuar Rangnick.

Raportohet se United pritet të largojë afër 12 futbollistë gjatë merkatos së verës, disa prej të cilëve do t’u skadojë kontrata dhe do të largohen me parametra zero.

/GazetaSinjaliSport/