Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për kritikat që hodhi ndaj komunave që nuk i kanë dorëzuar listat e pagave.
Bashkim Ramosaj, shkroi në Facebook, se ministrja Nagavci është praktikante e paaftë që udhëheq këtë ministri.
“Fatkeqësisht tashmë janë bërë të zakonshme HUQJET që po i bënë kjo qeveri, e pritshme për mua që kësaj radhe ia huq ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj.Arbërie Nagavci, e cila paska deklaruar që “komunat” qenkan fajtore për pagat e mësimdhënësve, e zakonshme për një praktikante të paaftë që udhëheq këtë ministri”, ka shkruar Ramosaj.
Ramosaj ka theksuar se është Thesari që i ka ndaluar pagat.
“Bazuar në kompetencat ligjore, çështja e pagave është kompetencë e komunës e bazuar në këtë kompetencë, komunat i kanë proceduar pagat sipas ligjit. E nderuara ministre e paaftë, sa për dijeninë tuaj është thesari i shtetit-Ministria për Buxhet dhe Financa që e ka ndaluar ekzekutimin e këtyre pagave, këtë fakt është dashur ta dini”, thuhet më tutje në postimin e Ramosajt.