image Ramos: Personi më i mirë që e njoh është Modric, atë e kam vëlla

Futboll

Ramos: Personi më i mirë që e njoh është Modric, atë e kam vëlla

news image

Sergio Ramos ka dhënë disa komente interesante së fundmi, në një intervistë të tij para medieve.

Ish-kapiteni i Real Madrid është pyetur për lojtarët që ka njohur, por për anën e tyre jashtë fushave të blerta.

I pyetur se kush nga lojtarët është njeriu më i mirë që njeh, Ramos ka zgjedhur mesfushorin kroat, Luka Modric.

“Personi më i mirë që njoh në futboll… ka shumë, por mendoj se Luka Modric”, ka thënë Ramos.

“Unë kam raporte të mira me të. Është vëllai im”, shtoi spanjolli.

Ramos dhe Modric ishin shokë skuadre te Real Madridi, në kohën e artë të kësaj skuadre, kur fitoheshin tri Champions League radhazi. /Gazeta Sinjali Sporti/