Sergio Ramos ka qenë duke luftuar me lëndime që nga transferimi i tij tek PSG.
Spanjolli ka bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me PSG-në, duke luajtur vetëm 391 minuta në total, shkruan Sinjali Sport.
36-vjeçari ka dhënë së fundi një deklaratë për ‘Amazon Prime’, ku ka folur për pensionimin e mundshëm të tij nga futbolli.
Ramos ka bërë të ditur se ai mendon të luajë për 4 apo 5 vitet e ardhshme në nivelin më të lartë.
“Do të doja të luaja edhe 4 deri në 5 vite në një nivel të lartë dhe më pas të kem një përvojë tjetër. Kam dy vite në PSG, do të përpiqemi të bëjmë tre dhe pastaj do të shohim. Për sa kohë që qëndron fiziku, mendoj se mund ta mbaj mendjen të përqendruar”, ka deklaruar spanjolli.