image Ramiz Lladrovci e komenton aderimin e Agim Bahtirit në VV

Politikë

Ramiz Lladrovci e komenton aderimin e Agim Bahtirit në VV

news image

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se shpejt pret edhe habinë e Bahtirit me miqtë që i do i gjejë brenda këtij subjekti.

”Kur një kryetar komune ndërron parti, thuhet se elektorati ka fat. Gimit i kanë thënë se është shpresë e Kosovës, fat që e ka qyteti i minatorëve, thuhet se edhe Holanda është me fat që e ka.

Pres shpejt të çuditet me shoqet dhe shokët që i gjen sikur vetveten me vlera jashtëtokësore. Dro i përzihen kabllat për vizionin dhe misionin pse ka shkuar!”