Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia po vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive.
Ai e ka cilësuar këtë presion nga shteti serb si krejtësisht të pakuptimtë.
“Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet”.
“Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm. Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin”.
Ndryshe, të shtunën dy pjesëtarë të FSK-së janë ndaluar më pas janë liruar në kufirin Kosovë-Serbi, konkretisht në Jarinje. /Gazeta Sinjali/