Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e reja të qeverisë në detyrë për parandalimin e koronavirusit.
Ramadani në konferencë të përbashkët me institucionet tjera tha se do të kishte shumë më pak raste me COVID-19 në Kosovë nëse qytetarët do t’u kishin përmbajtur në mënyrë më strikte respejtimit të masave, shkruan Gazeta Sinjali.
“Gabimet me lëshimet e respektimit të këtyre masave kanë bërë që të rritet numri i rasteve… Nëse qytetarët du t’u kishin përmbajtur rekomandime për mosgrumbullime, ahengje, ceremoni varrimi, etj, do të kishim më pak raste”, tha Ramadani.
Ai theksoi se momentalisht situata me COVID-19 në Kosovë është e mirë.
“Sot situata epidemiologjike shihet si dritë në fund të tunelit”, tha ai. /Gazeta Sinjali/