image Ramadani: Mos na detyroni të ndërmarrim masa rigoroze që nuk janë parë deri tani

Shëndetësi

Ramadani: Mos na detyroni të ndërmarrim masa rigoroze që nuk janë parë deri tani

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që të mos bëhet e detyrueshme ndërmarrja e masave rigoroze që nuk janë parë deri tani.

Sipas Ramadanit, rritja e rasteve me koronavirus është në kuadër të projeksioneve të plota të IKSHPK-së, që sç thotë, ka paralajmëruar se nëse me lehtësimin e masave dhe hapjen e ekonomisë nuk respektohet rekomandimet, atëherë do të ketë rritje të numrit të të infektuarve. Ai tha se rritja e numrit të rasteve është për shkak të festës së Bajramit, hapjes së plotë të ekonomisë e mos respektimit të masave parandaluese, dalja e qytetarëve në kafene, ndërsa theksoi se gastronomia nuk po i përmbahet rekomandimeve për të cilat ka premtuar se do t’i respektojë.

“Kryetari i Prishtinës me vend ka mbyllur tri çerdhet”, tha Ramadani, duke shtuar se do të mbyllen të gjitha nuk i përmbahen rekomandimeve.

Ai paralajmëroi se nëse brenda katër-pesë dite nuk ka përmirësim të situatës dhe nuk fillohet të respektohen rekomandimet atëherë IKSHPK-ja do të detyrohet të merr masa tehet rigoroze, që nuk janë parë deri më tani.

“Vendosini maskat, mbajeni higjienën dhe distancën dhe nëse respektohen këto, atëherë nuk do të ketë valë tjera të infektimit me koronavirus”, tha drejtori i IKSHPK-së për RTV Dukagjini.

Dje IKSHPK ka konfirmuar 40 raste të reja me koronavirus. Sipas Institutit, deri tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në COVID-19 dhe prej tyre pozitivë kanë rezultuar në total 1.234 raste, nga të cilat 890 janë shëruar dhe 31 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/