image Drejtori i IKSHP-së: Kosova është e përgatitur për parandalimin e koronavirusit

Kosovë

Rreziku/ Drejtori i IKSHP-së: Kosova është e përgatitur për parandalimin e koronavirusit

news image

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë se Kosova është e përgatitur për ta paralandaluar epideminë e re vdekjeprurëse të quajtur koronavirus.

Ramadani ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tash e një muaj e gjysmë i ka “të gjitha dokumentet përkatëse për të gjitha aktivitetet e parandalimit”, shkruan Gazeta Sinjali.

“IKSHP tashmë është përgatitur dhe që një muaj e gjysmë i ka të gjitha dokumentet përkatëse për të gjitha aktivitetet e parandalimit. Laboratori është furnizuar dy javë pasi kanë dalë rezultatet e para prej prodhimit”.

“Tash janë bërë më shumë se tre javë që IKSH është furnizuar me analiza laboratorike të nivelit më të lartë të laboratorëve më prestigjioze evropiane”, ka thënë Ramadani.

Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të premten Planin e gatishmërisë dhe reagimit për koronavirusin, pjesë e të cilit janë edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë këtyre ditëve me qëllim të përgatitjes për ballafaqim me raste eventuale të këtij virusi.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivitete ndërsektoriale ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin, monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut, menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin, organizimin institucional, hulumtimin dhe reagimin si dhe komunikimin (informimin) e rrezikut. /Gazeta Sinjali/