image Ramadani: Besojmë në rezultat pozitiv, shpresojmë të realizojmë një gol

Futboll

Ramadani: Besojmë në rezultat pozitiv, shpresojmë të realizojmë një gol

news image

Kryetrajneri, Zekirija Ramadani, ka mbajtur konferencë shtypi para gazetarëve hungarez.

Në konferencë ishin mediat kryesore hungareze, ndërsa nga pyetjet dukej se ishin mjaft të informuar për skuadrën nga kryeqyteti.

Ramadani deklaroi Ferencvaros dhe e di çfarë kundërshtari është, derisa e cilësoi si favorit absolut.

“E kemi analizuar Ferencvarosin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta”.

“Por, ne nuk kemi ardhur me flamur të bardhë, kam besim të plotë në futbollistët e mi, duke besuar shumë në rezultat pozitiv, duke u bazuar që rivalët e nesërm kanë një trajner të ri duke shpresuar që  mos të ketë arritur ende të harmonizohet ekipi dhe ai ndërmjet veti”.

Gazetarët hungarezë e pyeten se çfarë nënkupton rezultat pozitiv për të, kurse Ramadani bëri të ditur se me barazim do ishte mjaftë i kënaqur.

“Gjithsesi me ndonjë barazim do të isha shumë i kënaqur, por ndonjëherë edhe kjo është vështirë e arritshme po nuk shënove gol. Thjesht, qëllimi ynë nesër është të shënojmë një gol. Dhe, duke i besuar shumë mbrojtjes sime, dhe po ia dolëm të shënojmë gol, atëherë jam i sigurt që kundërshtarit do të ia vështirësojmë shumë punët”, ka thënë Ramadani.

“Kemi qenë 14 pikë mbrapa, ia dolëm t’i kompensonim, të shpalleshim kampion dhe ja ku jemi tani këtu sot”.

“Do të mbështetemi te grupi, assesi te ndonjë individ, por vetëm në grup”, deklaroi trajneri i Prishtinës në konferencë për shtyp. /Gazeta Sinjali Sporti/