image Rama takohet me Thaçin, pozojnë 'vëllezërisht' para flamurit kombëtar

Politikë

Rama takohet me Thaçin, pozojnë ‘vëllezërisht’ para flamurit kombëtar

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar sot për vizitë në Shqipëri. Një takim jo aq zyrtar e ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shkruan Gazeta Sinjali.

Teksa ndan një foto nga takimi, kreu i qeverisë shqiptare nuk jep shumë detaje rreth tij.

“Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror”, ka shkruar Rama në Twitter.

Më herët Thaçi u prit në takim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili tha se, “Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”. /Gazeta Sinjali/