Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, sot do të nënshkruajë Marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës.
Rama marrëveshjen do ta nënshkruajë në ndërtesën e vjetër të komunës së Prishtinës.
Sipas njoftimit, marrëveshja do të nënshkruhet nga ora 09:00.