image Sulmet në veri, Rama: Jam i tronditur, autorët e krimit ta marrin dënimin e merituar

Politikë

Sulmet në veri, Rama: Jam i tronditur, autorët e krimit ta marrin dënimin e merituar

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për vrasjen e një polici në veri të Kosovës, i cili tha se autorët e krimit duhet ta marrin dënimin e merituar.

Ai u shpreh i tronditur nga ky zhvillim, teksa i uroi shërim policit të plagosur.

”I tronditur dhe i pikëlluar nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi në Banjskë të Zveçanit, në Republikën e Kosovës.  Ngushëllime për familjen e rreshterit të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili ra derisa po kryente me përkushtim detyrën për mbrojtjen dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët e Republikës sonë”.

”I uroj shërim të shpejtë policit të plagosur, Alban Rashiti, i cili u lëndua po nga sulmi nga grupe kriminale serbe, ndaj tij e kolegëve.  Policët tanë atje po kujdesen për rend e ligj, andaj sulmi ndaj tyre nuk i kontribuon paqes. Kërkojmë nga autoritetet të zbatojnë drejtësinë dhe sulmuesit të marrin dënimin meritor. Në veri të Republikës sonë duhet të mbizotërojë rendi dhe ligji”, ka shkruar Rama në Facebook.

/GazetaSinjali/