image Rama: Super punë po bëhet, jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër

Sociale

Rama: Super punë po bëhet, jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është duke u bërë super punë në terren, falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë.

Rama ka thënë se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e të cilave është 55 milionë euro.

Sipas Ramës, këto shifra tregojnë se janë në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.

“Një rritje prej 43% i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33.  Gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove.  Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më pare”, ka shkruar Rama.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/pfbid024g4hbM4ddkuFR9WPPe9JZ9oYW3X9GPhQePh81zx8PEMsuvLQ4Kd3NWurjkWr2S2Ll?cft[0]=AZXJLOac7ElFsEz-mtMGkn9NS0ivHZ_8jcmlR–4xcN0-iVSV1bwnEpY23E7kBQi2avNwrpvrdY-dDrgaZBZ342xR7rt-Mg_IKuRcxuSlQFua_UJyHAPba9y9JenSrHeYfOR18lR3uvEtp_y2_mhCuSv&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/