image Rama: Shqipëria, ndër vendet e para që do ta lë pas pandeminë

Shqipëri

Rama: Shqipëria, ndër vendet e para që do ta lë pas pandeminë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh gjatë një takimi elektoral në Gramsh se Shqipëria ka dalë më e fortë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërsa pohoi se do të jetë e para që do ta lë pas pandeminë.

Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se mazhoranca socialiste nuk i ka ndarë të dëmtuarit nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë. Po ashtu, ai u shpreh se qeveria nuk u dorëzua edhe pas pandemisë që sprovoi sistemet më të zhvilluara shëndetësore në botë.

Ai shtoi se Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit që ka siguruar vaksinimin masiv dhe falë kësaj, do të jetë një ndër të parat që do të lërë pas pandeminë.

Sipas Ramës, rindërtimin dhe vaksinimin mund ta sigurojë vetëm PS-ja./Gazeta Sinjali/