Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha gjatë takimit me gazetarë në New York se Shqipëria është më e respektuar aktualisht në arenën ndërkombëtare.
“Edhe pse jemi një vend i vogël, qeveria shqiptare i ka thënë hapur qëndrimet e veta duke qenë një vend në aleancë të ngushtë me ShBA-të dhe Perëndimin.” tha Rama.
Ai theksoi se Shqipëria sillet si e barabartë në çdo tryezë dhe trajtohet si e tillë.
Kryeministri shqiptar shtoi se Rusia nuk shihet si një vend armik, por një shtet rival për shkak të zhvillimeve gjeopolitike.
“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik. Rusia nuk është një vend kundërshtar. Unë këtë kam thënë në çdo instancë. Rusia nuk është armik i yni dhe as i aleancës tonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Besoj që çdo mundësi, çdo rast, çdo shans për komunikim duhet shfryëtzuar maksimalisht”, ka thënë Rama.
/GazetaSinjali/