Problemi i qenve endacakë si duket po zgjidhet, kryetari i komunës së Prishtinës përmes një postimi të bërë në Facebook ka njoftuar se qendra për trajtimin e kafshëve me fokus tek qentë endacak është në përfundim.
Postimi i plotë:
A ju besohet?
Qendra për Trajtimin e Kafshëve (me fokus në endacak) gati u përfundua.
Ndryshe numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka pasur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.