image Rama prezanton projektin e Portit të Durrësit

Shqipëri

Rama prezanton projektin e Portit të Durrësit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar maketin e portit të Durrës, në të cilin do të investohen 2 miliardë euro nga kompania arabe, transmeton Gazeta Sinjali.

Investimi përfshin ndërtimin e objekteve shumëkatëshe buzë detit, po ashtu krijimi i hapësirave rekreative dhe investime tjera.

“Mirëmëngjesi dhe me maketin e sapo përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë” ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Shqipëria synon rritjen e turizmit pasi gjeneron miliarda euro të hyra dhe ambicia e Qeverisë Shqiptare është modernizimi i vendit dhe plotësimi i atyre kërkesave ku është paraparë, si dhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës, ndërkaq në veri të vendit është hapur aeroporti i Kukësit./GazetaSinjali/