image Hoti para takimit me Ramën thotë se do të kërkojë që një pjesë e Portit të Durrësit t'i takojë Kosovës

Politikë

Hoti para takimit me Ramën thotë se do të kërkojë që një pjesë e Portit të Durrësit t’i takojë Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sonte ka arritur në Tiranë, ku nesër pritet të takohet me krerët me të lartë të shtetit.

Pak para takimit, Hoti zbuloi edhe një nga propozimet që do t’i bëjë Kryeministrit Rama.

Bëhet fjalë për Portin e Durrësit, për të cilën është diskutuar vazhdimisht që do të shërbejë si pikë e përbashkët për të dyja këto vende.

Por, Kryeministri Hoti në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka deklaruar se nga homologu i tij shqiptar do të kërkojë që një pjesë e Portit të Durrësit të shërbejë si Port i Kosovës.

“Tani kemi disa ide të tjera dhe nesër unë do t’i propozoj Kryeministrit Rama për një format komplet të ri të kësaj pike. Do t’i propozoj, do t’i kërkoj që kjo pikë praktikisht një pjesë e portit të jetë port i Kosovës, port detar i Kosovës, ku mallrat të hyjnë dhe zhdoganohen në territor të Kosovës. Ajo që po them është që një pjesë e portit, do të kërkoj që të jetë port detar i Kosovës ku mallrat që vijnë nga deti hyjnë në Kosovë praktikisht, edhe më andej kalojnë tranzit për në Kosovë”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti./Gazeta Sinjali/