image Rama pë Vuçiqin: Ai mund të shkojë edhe në hënë, por në fund do të ulet me ne

Politikë

Rama pë Vuçiqin: Ai mund të shkojë edhe në hënë, por në fund do të ulet me ne

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për media, i pyetur për deklaratat e fundit provokuese të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, tha se ai mund të thotë e të bëjë çfarë të dojë, por në fund do bisedojë me shqiptarët.

Rama theksoi se Vuçiq mund të shkojë edhe në hënë, por në fund ai do të ulet dhe të bisedojë me autoritetet e Kosovës, si shtet sovran.

“Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë, mund të shkojë në hënë, në Lindje, kudo, por në fund do të ulet me ne, kur them me ne, do të ulet me autoritetet legjiteme, të një shteti sovran, që deshi apo nuk deshi ai, është shtet sovran. Por, përballë deklaratave të tilla provokuese, ka dy rrugë, njëra është rruga e barrikadimit, tjetra është rruga e përballimit’, tha Rama.

Gjithashtu, Rama tha se sa i përket përballjes Kosovë- Serbi, ai vetëm mund ta mbështesë shtetin e Kosovës, por jo t’i mësojë liderët si të sillen apo të veprojnë./ Gazeta Sinjali/