image Rama: Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 289 euro
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Rama: Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 289 euro

news image

Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë apo 289 euro, lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës antikrizë.

Ai ka potencuar se paga minimale aktualisht në Shqipëri është 32 mijë lekë (272 euro) e do të bëhet 34 mijë lekë apo (289 euro).

“Rritje edhe njëherë edhe brenda këtij viti e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk duhet të ketë pagë më të ulët në Republikën e Shqipërisë”, tha kryeministri Rama.

Ai shtoi “me këto ndërhyrje vlerësojmë se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës ‘një pako për 2 po 3 muaj’ dhe pastaj nuk ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit”, tha Rama.

Kryeministri tutje shtoi se “garantojmë me laps në dorë mos rënien dramatike të fuqisë blerëse, por përkundrazi vazhdimin e një lëvizjeje në ekonomi sikundër e kemi parë edhe deri më sot”.

/GazetaSinjali/