Në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama u shpreh se pa Amerikën, vendi sot nuk do të ishte as në NATO dhe as në Këshillin e Sigurimit.
Rama deklaroi se SHBA është në shtëpinë e saj, sepse kështu kanë vendosur shqiptarët, duke shtuar se po të mos ishte SHBA, Shqipëria mbase edhe nuk do të ekzistonte.
“Arsyet që pse ne duhet ta durojmë me buzëqeshje, madje edhe më kënaqësi, protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, SHBA-të në Shqipëri janë në shtëpinë e tyre sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë, ku pa zërin e SHBA-ve në atë vit kur Fan Noli iu lut përulësisht presidentit Wilson, Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte“, tha kryeministri Rama.
Tutje kryeministri shqiptar shtoi se “pa SHBA-të, Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pa SHBA-të sot, Shqipëria nuk do të ishte në gjendje të përballej me të keqen dhe më të shkuarën”.