image Rama kërcënon sërish mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

Shqipëri/ Rama kërcënon sërish mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj mediave në Shqipëri për raportimin rreth tërmetit dhe gjendjes pas tëmetit.

Rama me këtë rast ka thënë se do të ndejkë shembullin e Japonisë, për marrjen e masave ektreme ndaj mediave private, gjatë përiushës së jashtëzakonshme të fatkeqësive natyrore.

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar! Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së zakonshme të një pjese të madhe të sferës suaj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kujtojmë që javën e kaluar në Shqipëri janë arrestuar dy gazetarë, me arsyetimin se kanë nxitur panik te qytetarët në gjendje të jashtëzakonshme. /Gazeta Sinjali/