COVID-19

Të infektuar

1052

Të shëruar

820

Të vdekur

30

Shqipëri/ Rama jep zgjidhjen për të gjithë ata që u ka skaduar karta e identitetit

news image

Të shumtë janë qytetarët që nuk kanë arritur të rinovojnë kartat e identitetit, teksa shërbimet janë mbyllur në këtë kohë pandemie.

Kjo ka sjell edhe shqetësim tek ata për të marrë shërbime gjatë kësaj kohe, veçanërisht në banka.

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një dokument ku ministri Lleshaj u bën thirrje drejtuesve të bankave që të marrin në konsideratë edhe kartat e skaduara, të cilat bashkëngjitur duhet të kenë edhe një certifikatë të printuar nga e-Albania. 

Postimi i Ramës:

🔴 U LUTEM TË GJITHË ATYRE QË ANKOHEN, PYESIN, KOMENTOJNË PËR KARTAT ID QË JANË JASHTË AFATIT KUR DUAN TË SHKOJNË NË BANKË, TË MOS PËRTOJNË TË LEXOJNË KËTË SHKRESË SE TEK E TEK TË GJITHËVE NUK U SHPJEGOJ DOT TË NJËJTËN GJË!

🔴 ID KONSIDEROHEN TË GJITHA TË VLEFSHME, MJAFTON TË GJENERONI NË SMARTFONIN TUAJ OSE PRINTONI NGA KOMPJUTERI JUAJ APO NGA KOMPJUTERI I BANKËS NJË ÇERTIFIKATË TË FRESKËT NGA www.e-albania.al/

🔴 AMAN DERMAN LEXOJENI🙏


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: