image Rama: Jemi në fazën finale të luftës me pandeminë

Shqipëri

Rama: Jemi në fazën finale të luftës me pandeminë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot rreth fillimit të vaksinimit masiv kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Rama e cilësoi procesin e nisur si një nga ditët më të bukura për njerëzit duke thënë se politika e mirë është ajo që sjellë punë të mira.

“Sot ka nisur çlirimi nga ankthi në shpirtin e mijëra gjysheve dhe gjyshërve të këtij vendi, që për shkak të rrezikut të madh që i kërcënon në këtë kohë të mallkuar, ku bota përballet me armikun e padukshëm, kanë qenë të detyruar të mbyllen brenda dhe të privohen nga shumë orë në ajër të pastër, të privohen nga shumë kontakte me nipërit, me mbesat, të privohen nga shumë ulje me njëri tjetrin dhe ndërkohë të mësojnë çdo ditë lajme të hidhur për bashkëmoshatarë të tyre që ndërrojnë jetë si rezultat i marrjes së frymës dhe i ndalimit të rrahjeve të zemrës nga agresioni i armikut të padukshëm“, tha ndër të tjera Rama.

Sipas tij, sot është hyrë në fazën finale të luftës me pandeminë COVID-19 dhe se çdo ditë nga sot është një hap drejt përfundimit të kësaj lufte.

“Sot kemi hyrë në fazën finale të kësaj lufte dhe faktikisht çdo ditë nga sot është një hap kolosal drejt fitores përfundimtare mbi këtë mortje, që prej një viti e kusur e ka ndryshuar rrënjësisht kuptimin e jetës sonë dhe ka penguar çdonjërin prej nesh të marrë frymë thellë për të parë të ardhmen në një përpjekje të përditshme për ti mbijetuar të tashmes. Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh mijëra e mijëra gjyshe e gjyshër pa asnjë dallim që të marin vaksinën. Është një nga ato momente që kush do e kupton që politika në vetvete nuk është diçka e keqe”, tha ai./Gazeta Sinjali/