image Rama iu bën thirrje të rinjve t’i bashkohen ushtrisë: Ti e ke forcën që e nderon kombin

Shqipëri

Rama iu bën thirrje të rinjve t’i bashkohen ushtrisë: Ti e ke forcën që e nderon kombin

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot iu ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të aplikojnë për tu bërë pjesë e 400 vendeve të lira në ushtrinë shqiptare.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar nismën e rekrutimit të profesionistëve të rinj që nisi një ditë më parë në Elbasan ku pjesë ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se të rinjtë kanë forcën për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë./GazetaSinjali/