Gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste për situatën e tërmetit që tronditi Shqipërinë një ditë më parë, duket se kryeministri Edi Rama ia ka ‘tërhequr veshin’ Erion Veliajt.
“Ku është kryetari i Tiranës? Apo po merret me ditën pa makina… Po atë ditën pa makina nuk mund ta shtynim ne?” mësohet se ka pyetur Rama gjatë mbledhjes.
Më pas Veliaj ka shpjeguar masat e marra nga Bashkia që drejton për menaxhimin e situatës.
“Për të mos përhapur panik, në mënyrë që t’i realizojmë të gjitha objektivat, kemi pasur 6 vende ku janë vendosur çadra. Nga sot kemi hapur të gjitha qendrat sociale. Do të ofrojmë vaktet në masë për shumë prej banorëve të Tiranës, Ndërkohë kemi bërë një verifikim të gjitha kopshteve dhe çerdheve”– u përgjigj Veliaj.
Lëkundjet dhe pasgoditjet e tërmetit të djeshëm me epiqendër në Durrës, janë ndier edhe sot në të gjithë Shqipërinë.