image Rama: I lumtur që KB Prishtina fitoi mbrëmë, por nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

Basketboll

Rama: I lumtur që KB Prishtina fitoi mbrëmë, por nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dhunës së mbrëmshme në ndeshjen e basketbollistike në mes të KB Prishtina dhe KB Trepça.

Rama, përmes një postimi në Facebook, u shpreh i lumtur për fitoren e Prishtinës, mirëpo sipas tij, dhuna e shfaqur e zbehu gëzimin për këtë triumf.

“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër! Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, tha Rama duke u bërë thirrje tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë.

/GazetaSinjali/