Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, me anë të një videoje i është kundërpërgjigjur kritikuesve të tij rreth projektit për zgjatjen e shesheve.
“S’po na nxajnë sheshet”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Ai i ka publikuar disa pamje teksa qytetarët ecnin dhe disa prej tyre ishin mbledhur pikërisht tek vendi ku kryetari i Prishtinës ka vendosur që ta bëj shesh, tek Katedralja.
Tashmë veçse duket se është konfirmuar se kryeqyteti do ta ketë një shesh të ri.
Aktualisht sipas njoftimit të komunës pjesa nga Katedralja e deri tek “Grandi” do të hapet sërish më 8 janar, për autobusë dhe taksi e po ashtu edhe për policinë dhe autoambulancat.