image Rama gjatë konferencës me Scholz: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Shqipëri

Rama gjatë konferencës me Scholz: Të liberalizohen vizat për Kosovën

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelari gjerman Ola Scholz kanë mbajtur konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit kokë më kokë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal në një sërë çështjesh, ndërkohë që nënvizoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rama sqaroi po ashtu në prani të kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse siç thotë ai përpjekje për të jetësuar procesin e Berlinit. Kreu i qeverisë, u ndal edhe tek procesi i integrimit në BE, ndërsa tha se presin përgjigje pozitive në qershor.

Nga ana tjetër e informova kancelarin edhe për Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse përpjekje për ta jetësuar procesin e Berlinit. Përfshirja e të gjitha vendeve për katër liritë e BE është gjëja e duhur për të garantuar, paqen dhe të ardhmen“.

Gjithashtu ai tha se “sa i përket marrëdhënieve bilaterale ato janë të shkëlqyera. Unë shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

/GazetaSinjali/