Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për problemin e qenve endacakë, duke thënë se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për këtë çështje në kryeqytet, janë duke u përpjekur për të bërë zgjidhje.
Gjatë ditës së djeshme tre mjekë të QKUK-së u sulmuan dhe për këtë rast Rama tha i vjen keq derisa tregoi edhe se çka ndodhi me qenin që i sulmoi ata.
“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët e QKUK-së. Faktikisht, aty veçse është zënë qeni dhe është parë që s’ka qenë i trajtuar. Ka ardhur prej dika dhe tash ai është në mbajtje dhe në bazë të proceseve ligjore do të trajtohet si i tillë”.
Rama tha se me këtë problem duhet të merren edhe komunat e tjera meqë qentë vijnë edhe prej komunave të afërta.