Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, në orën 18:00, pak minuta para takimit me presidentin Hashim Thaçin.
Rama është duke qëndruar për vizitë dy ditore në Kosovë, ku po takohet me liderët politikë kosovarë.
Rama ka bërë të ditur se kjo vizitë e tij vjen pas lajmit për aktakuza nga Specialja.
Ndërkaq, për takimin me Veselin, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga PDK-ja.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pret sot në takim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim, derisa bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ora 18:00.
Gjatë ditës, Rama ka takuar kryetarin e Nismës Famtmir Limajn dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmanin./ Gazeta Sinjali/