image Rakiq: Vuçiq po e shtyn qëllimisht përfundimin e zgjedhjeve në Tërnoc

Rajon

Rakiq: Vuçiq po e shtyn qëllimisht përfundimin e zgjedhjeve në Tërnoc

news image

Zëvendëskryetarja e Partisë Demokratike (DS) dhe deputetja e ardhshme Dragana Rakiq tha sot se shtyrja e votimit të përsëritur në Tërnoc për shkak të raportit për gjoja të vendosur bombë paraqet një provë të re të pakundërshtueshme se regjimi i Aleksandar Vuçiq po i shtyn qëllimisht zgjedhjet parlamentare.

“Sistemi politik në Serbi praktikisht është shkatërruar dhe i gjithë pushteti legjislativ dhe ekzekutiv është i përqendruar formalisht dhe thelbësisht në duart e vetëm një njeriu: presidentit të paligjshëm Aleksandar Vuçiq”, tha Rakiq në një deklaratë.

Sipas saj, në vend që Serbia të marrë një kuvend dhe një qeveri, “me vullnetin e regjimit të korruptuar të Aleksandër Vuçiqit, Serbia mori një agoni zgjedhore që askush nuk e di se kur do të përfundojë“, shkruan danas.

Vuçiq dhe mbështetësit e tij e tërhoqën Serbinë dhe qytetarët e saj në baltën nga e cila nuk mund të shkojë as në lindje e as në perëndim, derisa të shpëtojë nga regjimi që shkatërroi dhe rrëmbeu shtetin dhe tani ajo po tallet hapur me gjithçka që është normale dhe e shëndetshme“, përfundoi Rakiq.

/GazetaSinjali/