image Rakiq lajmërohet nga vendi ku janë vendosur barikadat në Veri: Po e pres Komandantin e KFOR-it

Politikë

Rakiq lajmërohet nga vendi ku janë vendosur barikadat në Veri: Po e pres Komandantin e KFOR-it

news image

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se situata në Veriun e Kosovës mund të eskalojë në çdo moment.

Siç raporton “Kosovo Sever Rakiq ka treguar se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij “serbët janë të vendosur të durojnë deri në fund”.

“Populli është i frikësuar, por shumë i vendosur të durojë deri në fund dhe sigurisht nuk do të tërhiqet. Sapo pata kontakt me komandantin e KFOR-it, duke pritur ardhjen e tij tani. Unë jam në një marrëdhënie të vazhdueshme me presidentin Aleksandar Vuçiq. Ai na kërkoi të ishim këtu paqësisht. Gjithsesi eshte vertet e veshtire te thuash dicka ne kete situate, situata eshte e tensionuar dhe mund te eskaloje ne cdo moment. Ne luftojmë për të ruajtur paqen por do të luftojmë edhe për të ruajtur popullin tonë”, ka thënë ai. 

/GazetaSinjali/