image Rakiq flet për listën zgjedhore, thotë se janë në koordinim të plotë me Beogradin

Kosovë

Rakiq flet për listën zgjedhore, thotë se janë në koordinim të plotë me Beogradin

news image

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka njoftuar sot se subjekti politik që drejton ai, nesër do të shpallë vendimin përfundimtar  për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha ai.

Rakiq ka deklaruar se  konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe janë në komunikim të vazhdueshëm me të./Sinjali/