image Raketat ruse vrasin katër ukrainas në Zhytomyr

Botë

Raketat ruse vrasin katër ukrainas në Zhytomyr

news image

Sot ka nisur dita e 26-të e agresionit rus në Ukrainë, ku deri tani janë raportuar me mijëra të vrarë dhe të plagosur, përfshirë edhe fëmijë.

Siç raporton mediumi “The Kyiv Indenpendent” Rusia ka sulmuar rajonin e Zhytomyr me raketahedhës Grad, ku ka vrarë katër persona, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas Guvernatorit të Zhytomyr Oblast Vitalii Bunechko, tre ishin ushtarë dhe një civil, të cilët u vranë në fshatin Selets në atë që ka të ngjarë të ishte sulmi i parë i Rusisë në Zhytomyr Oblast me Grads.

/GazetaSinjali/