image E tmerrshme/ Rusët vrasin 10 civilë ukrainas teksa prisnin në radhë për bukë

Botë

E tmerrshme/ Rusët vrasin 10 civilë ukrainas teksa prisnin në radhë për bukë

news image

Forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 njerëz që po qëndronin për bukë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, tha ambasada amerikane në Kiev.

Sot, forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona që qëndronin në radhë për bukë në Chernihiv. Sulmet e tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet e disponueshme për të siguruar përgjegjësi për çdo krim mizor në Ukrainë“, thuhet në faqen zyrtarë të ambasadës amerikane.

/GazetaSinjali/