image Raketa godet një banesë në Kiev, vritet një person

Botë

Raketa godet një banesë në Kiev, vritet një person

news image

Një person ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi mbetjet nga një raketë e rrëzuar ruse kanë rënë në një ndërtesë banimi në një pjesë veriore të Kievit.

Lajmin e kanë konfirmuar shërbimet e urgjencës, të cilët thonë se 12 persona janë shpëtuar dhe 98 janë evakuuar nga ndërtesa pesëkatëshe në lagjen Podilskyi, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

Fotografitë e shpërndara nga shërbimet e urgjencës tregojnë zjarrfikësit që luftojnë për të kontrolluar flakët që kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë.

Shërbimet e urgjencës thonë se përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar.

/GazetaSinjali/