Mikrobiologu Lul Raka ka treguar se nuk duhet të ngutet me rifillimin e sezonit në futboll.
Ai u shprehë që stërvitjet duhet të fillojnë me 1 qershor në bazë të udhëzimeve që I ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Futbolli është planifikuar të filloj me 1 qershor. E di që ju mungon futbolli qytetarëve, më mungon edhe mua’, u shprehë ai në KTV.
Gjatë ditës së sotshme skuadra e Llapit filloi me stërvitje, por Raka ka thënë se në aspektin shëndetësor nuk do të ia kishte preferuar nisjen e stërvitjeve.
Po ashtu ka thënë se Kosova nuk i ka kapacitetet që të bëj testimin e lojtarëve sikurse Anglia apo Gjermania./Gazeta Sinjali/