image Rahoveci triumfon ndaj Tiranës në Ligën Unike

Basketboll

Rahoveci triumfon ndaj Tiranës në Ligën Unike

news image

Rahoveci ka arritur fitore në shtëpi ndaj Tiranës, në kuadër të Ligës Unike, shkruan Sinjali Sport.

KB Rahoveci trifumoi me shifrat 100 – 89 ndaj Tirana Neptunit.

Vreshtarët gjetën fitoren e tretë në këtë garë, e cila është shumë e rëndësishme për rrugëtimin, pasi rendisin edhe pesë humbje.

Në anën tjetër skuadra nga kryeqyteti shqiptar ka bilanc të barabartë prej katër fitoreve dhe katër disfatave.

Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 31 pikë dhe shtatë kërcime, Musab Mala me 25 pikë dhe Fisnik Rugova me 20 pikë, kurse te Tirana Neptun u dalluan 25 pikë e 17 kërcime dhe Julian Hamati me 17 pikë e shtatë kërcime.

 /Gazeta Sinjali Sporti/