Rahoveci ka arritur fitore në shtëpi ndaj Tiranës, në kuadër të Ligës Unike, shkruan Sinjali Sport.
KB Rahoveci trifumoi me shifrat 100 – 89 ndaj Tirana Neptunit.
Vreshtarët gjetën fitoren e tretë në këtë garë, e cila është shumë e rëndësishme për rrugëtimin, pasi rendisin edhe pesë humbje.
Në anën tjetër skuadra nga kryeqyteti shqiptar ka bilanc të barabartë prej katër fitoreve dhe katër disfatave.
Te Rahoveci u dalluan Milik Yarbrough me 31 pikë dhe shtatë kërcime, Musab Mala me 25 pikë dhe Fisnik Rugova me 20 pikë, kurse te Tirana Neptun u dalluan 25 pikë e 17 kërcime dhe Julian Hamati me 17 pikë e shtatë kërcime.